SFIDA! PËR ARSIMIN

1


Reforma në arsim la të pakënaqur studentë, prindër e biznese. Studentët u gjendën të painformuar dhe u ndjenë larg degëve që dëshironin. Prindërit panë të ardhmen e fëmijëve të tyre në një udhëkryq pa tabela. Ndërsa bizneseve po u përgatitet një brez pa motivimin dhe njohuritë që kanë nevojë. Kjo reformë ishte një tjetër dështim i klasës politike që na udhëheq prej 25 vitesh.
Arsimi është një shtyllë tepër e rëndësishme e shtetit për t’iu lënë në dorë politikanëve që përpiqen të ekuilibrojnë vetëm dy lloj interesash: të tyre dhe të oborrit të mbështetësve të tyre.
Na duhen njerëz që duan të drejtojnë këtë vend me një vizion pozitiv dhe të qartë. Studentët, nxënësit, prindërit dhe e gjithë Shqipëria meritojnë më shumë.

Sfida për Shqipërinë propozon mes të tjerash të kryen investime efektive në fushat më me potencial të arsimit. Ne sugjerojmë të shtohen fondet për shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën (STEM). Studentëve t’u jepet mundësia e kredive të buta për të kryer studimet në degët që duan. Të krijohen sisteme seleksionimi dhe trajnimi për mësuesit, jo mbi baza politike, por meritokracie. Si dhe të krijohen bursa deri në 100% të vlerës së studimeve për studentët ekselentë apo me nivel të ulët të ardhurash familjare.

Arsimi meriton më shumë seriozitet. Vizioni ynë është arsimi si prioritet ekonomik. Jemi të përkushtuar ta bëjmë realitet. Koha e tranzicionit të pafundmë ka mbaruar.
Bashkë mundet!