Sfida!: Opozitë e Suksesshme e SFIDA! PS dhe LSI Urdhër Administratës Të Mos Dalë në Fushatë

0

Sfida: Opozitë e suksesshme e SFIDA! PS dhe LSI urdhër administratës të mos dalë në fushatë
Pas denoncimeve të vazhdueshme të “SFIDES”, kryeministri Rama i ka dërguar nje urdhër administrates ku i kërkon që të mos merret me fushatë gjate orarit të punës. Edhe LSI, pas shqetesimit të Sfides kanë theksuar se punonjësit e shtetit shqiptar nuk duhet të merren me garën politike.

Në fakt administrata ndalohet me ligj që të përfshihet në fushata zgjedhore apo të përdorë mjetet e shtetërore në shërbim të partive politike. Absurdi është kur kryeministri bën një urdhër për zbatmin e ligjit apo LSI i kërkon punonjësve të saj të mos merren me fushatë. Nëse do ishte vërtetë qëllim në vetvete dhe jo deklarata “sa për sy e faqe”, do mjaftonte që thjeshtë mos ti kërkonin militantëve të tyre thjeshtë të mos e shkelnin këtë ligj.

SFIDA do monitorojë në mënyrë të vazhdueshme që shteti shqiptar të mos vihet në shërbim të një partie apo një tjetre.