Sfida!, Hasimja: Politikanët Bënë Ligjin për të Shpëtuar Veten nga Drejtësia!

1

Sfida, Hasimja: Politikanët bënë ligjin për të shpëtuar veten nga drejtësia!

Drejtësia në Shqipëri vlen për shitësit e majdanozit por jo për “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit. SFIDA për Shqipërinë denoncoi ndryshimet e kodit të procedurës penale të bëra nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e fundit paralamentare, duke i konsideruar ato amnisti për politikanët e korruptuar.

Në një deklaratë për shtyp, Dr. Ermal Hasimja kandidat i “Sfidës” për Tiranën, është shprehur se fryma dhe qëllimi i ndryshimeve tek neni i famshem 449, nuk ka qenë përmirësimi i sistemit të drejtësisë por dhënia kësaj klase politike të korruptuar më shumë mundësi për t’i shpëtuar drejtësisë.
“Faktikisht këto ndryshime e bëjnë të pamundur rishikimin e vendimeve që janë marrë qartazi nga gjykatës të korruptuar në favor të politikanëve”.
“Sfida” kërkon që politikanët, deputët, ministrat apo kryeministrat aktuale apo të kaluar të jenë gjithmonë të procedueshëm.

“SFIDA” propozon vetting jo vetëm për gjyqtarë dhe prokurorët por edhe për politikanë dhe drejtuesit e lartë të administratës. Çdo pasuri e pajustifikuar ligjërisht duhet të konfiskohet dhe ti kalojë shtetit shqiptar dhe qytetarëve duke sjellë edhe denimin sipas ligjeve në fuqi.
Dr. Hasimja tha se “Sfida” mbështet protestat e qytetarëve të cilët e konsiderojnë këtë përpjekje të dëshpëruar të parlamentit për të fundosur kriminalitetin dhe korrupsionin politik. Sfida për Shqipërinë do të jetë zëri i tyre dhe ndërgjegja e tyre në Kuvendin e ardhshëm.

Bashkë mundet!