Statuti

Të Gjitha Vendimet Themeltore të Partisë Merren Me 1 Anëtar 1 Votë.

Anëtari Ka Të Drejtë

  1. Të zgjedhë të gjithë kandidatët për drejtimin dhe përfaqësimin politik për zgjedhje vendore dhe të përgjithshme.
  2. Të vendosë me shumicë të thjeshtë dhe me parimin ”një anëtar – një votë” hyrjen në koalicione zgjedhore dhe parlamentare.
  3. Të vendosë me 2/3 e votave hyrjen në koalicione qeverisëse

Zgjedhjet Brenda Partisë

  1. Klubi është njësia bazë e organizimit të anëtarësisë së partisë.
  2. Kryesia e Kuvendit Kombëtar organizon dhe mbikqyr procesin e zgjedhjeve të brendshme në Parti.
  3. Kryesia e Kuvendit ka të drejtë të organizojë zgjedhje të parakohshme për Drejtuesin Politik dhe Kryetarin Administrativ, me votimin e 2/3 të anëtarëve të saj.

Kryetari Administrativ

Kryetari Administrativ i Partisë zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi Kombëtar. Ai ka këto kompetenca:

  1. Kryetari Administrativ është funksionari më i lartë administrativ i Partisë.
  2. Kryetari Administrativ i partisë nuk mund të jetë njëkohësisht i zgjedhur në organet politike të Partisë po të marrë pjesë në pozicione të larta shtetërore.
  3. Në rastin e përfundimit të plotë të mandatit, të gjithë funksionarët e lartë administrativ, të kryesisë dhe të kuvendit do të duhet të presin një vit përpara garimit për çdo post politik në Parti. Në rastin e ndërprerjes së parakohshme të mandatit, këta funksionarë do të duhet të presin dy vjet përpara garimit për çdo post politik në Parti.

Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve politik janë:

  1. Të ketë arsim të lartë.
  2. Te jetë i padënuar. Çdo anëtar me denim penal të formës së prerë, pavarësisht statusit të afatit të parashkrimit nuk mund të kandidojë për asnjë post tjetër partiak. Kandidatët politik zgjidhen nga anëtarësia me parimin 1 anëtar 1 votë.

Kohëzgjatja e Mandateve

  1. Të gjithë kandidatët politik do të ushtrojnë maksimumi 2 mandate.
  2. Të gjitha funksionet administrative që burojnë nga Kuvendi do të ushtrojnë maksimumi 2 mandate.
  3. Deputetët do të ushtrojnë maksimumi 3 mandate te plota.
  4. Asnjë anëtarë apo organ i Partisë nuk mund të delegojë të drejtat që disponon sipas statutit përvecse në rast që është e parashikuar në statut.

Ndryshimet Në Statut

  1. Çdo ndryshim i statutit do të bëhet vetëm në bazë të parimit 1 anëtar 1 votë.
  2. Ndryshimet në këtë statut hyjnë në fuqi vetëm nqs marrin pjesë në votim të paktën 50% + 1 e anëtarëve dhe votohet nga të paktën 2/3 e pjesëmarrësve në votim.
  3. Propozimet për ndryshimin e statutit nuk mund të hidhen për votim nqs nuk u janë prezantuar anëtarësisë te formuluara si në fletën e votimit të paktën 1 vit më parë, përveç rastit kur ndryshimet e Kushtetutës apo Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë e bëjnë të detyrueshëm hedhjen në votim në afat kohor më të shkurtër.

Ndryshimet për të njëjtën pikë nuk mund të bëhen pa kaluar një periudhë 3 vjeçare, përveç rastit kur ndryshimet e Kushtetutës apo Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë e bëjnë të detyrueshëm hedhjen në votim në afat kohor më të shkurtër.

Qëndrimet Aktuale

  1. Për zgjedhjet e vitit 2017 nuk do të jemi në koalicion me asnjë nga partitë e sotme parlamentare.
  2. Nuk do të marrim pjesë në asnjë koalicion qeverisës qëndror apo lokal si parti minorance. Çdo sukses i zgjedhjeve të vitit 2017 nuk do të përdoret nga kjo Parti për të siguruar marrëveshje për vende pune në administratë.
  3. Funksionet partiake janë të ndara nga çdo detyrë administrative dhe politike shtetërore. Me marrjen e detyrës shtetërore pozicioni administrativ në Parti shpallet vakant dhe merren masa për plotësimin e tij siç parashikohet në statut.

Shkarkoni PDF-në